Prokuroria e Gostivarit ngriti procedurë për katër persona që s’kanë respektuar orën policore - Bota Sot
Prokuroria e Gostivarit ngriti procedurë për katër persona që s’kanë respektuar orën policore

Gostivari

Prokuroria e Gostivarit ngriti procedurë për katër persona që s’kanë respektuar orën policore

Më: 23 prill 2020 Në ora: 17:50
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit ngriti procedurë për shqiptimin e dënimeve kundër katër personave të cilët nuk kanë respektuar orën policore, përkatësisht kanë shkelur nenin 206 të Kodit Penal.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Publike thuhet se ata gjatë orës policore kanë qenë në lëvizje me automjet apo në këmbë.

Për veprën penale, Prokuroria për secilin ka kërkuar shqiptim të dënimit prej 100 gjoba ditore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat