Të martën e ardhshme rihapet tregu i madh në Gostivar - Bota Sot
Të martën e ardhshme rihapet tregu i madh në Gostivar

Gostivari

Të martën e ardhshme rihapet tregu i madh në Gostivar

Më: 23 prill 2020 Në ora: 18:52
Foto ilustrim

Tregu i madh i Gostivarit do të rihapet përsëri pasi që për një muaj u mbyll për shkak të coronavirusit.

Njoftimin për hapjen e tregut në Gostivar e bëri ndërmarrja që menaxhon me të njëjtin.

“Nga java e ardhshme do të fillon me punë tregu i qytetit, pasi zbutja e masave restriktive e mundëson një gjë të tillë”, thonë nga ndërmarrja.

Sipas masave të reja të paralajmëruara nga Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, që mbulimi i hundës dhe gojës bëhet i obligueshëm me maskë ose shami në hapësira të mbyllura, do të vlejë edhe për tregjet, mesin e tyre edhe Tregun e Gostivarit, pasi nuk mund të krijohen kushte për distancë fizike prej dy metrave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat