Nga dita e nesërme hapen kafiteritë dhe restorantet në Gostivar

Gostivari

Nga dita e nesërme hapen kafiteritë dhe restorantet në Gostivar

Më: 30 prill 2020 Në ora: 17:54
Foto ilustrim

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari tha se nga dita e nesërme, përkatësisht nga 1 maji kafieteritë në Gostivar do të mund t’i shërbejnë klientë e tyre përmes mënyrës ‘Merr dhe shko’.

“Dua t’i informoj qytetarët se propozimi ynë për punë të gjitha kafeterive, restoranteve po edhe kafeve që shesin vetëm kafe, mund të punojnë që nga dita e nesërme, por duhet t’u përmbahen orës policore dhe nuk guxojnë që njerëzit të hynë brenda në lokal”, tha Taravari.

Ai tha se gjatë javës së ardhshme pritet të ketë lehtësime tjera dhe se do të propozohet që njerëzit të mund të ulen në kafiteri por t’i përmbahen largësisë fizike dhe në një tavolinë mos ketë më shumë se dy persona.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat