Legalizohen dhjetëra objekte fetare në Komunën e Gostivarit

Gostivari

Legalizohen dhjetëra objekte fetare në Komunën e Gostivarit

Më: 19 maj 2020 Në ora: 17:05
Pamje nga takimi

Janë ndarë sot legalizime për 22 xhami, 4 mektebe dhe 2 teqe në territorin e komunës së Gostivarit. Kryetari i Komunës Arben Taravari i cili personalisht ia dorëzoi akt-vendimet për legalizimin e këtyre objekteve, ka shprehur kënaqësin e tij të veçantë para muftiut të Gostivarit Shaqir Ef. Fetahu, që ky akt bëhet në natën e madhe të Kadrit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

“28 objekte fetaro-islame në qytetin dhe në fshatrat tona do të jenë tani të legalizuara. Një ndër to edhe objekti i Xhamisë së Sahatit, aty ku është vendosur edhe objekti i Muftinisë së Gostivarit", u shpreh kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, i cili bëri të ditur se më herët Këshilli i Komunës ka liruar edhe nga taksat e nevojshme subjektet fetare.

Muftiu i Gostivarit Shaqir. ef. Fetahu shprehu mirënjohje për bashkëpunimin me Komunën, duke shtuar se sot duhet të ndjehemi krenarë për këtë bashkëpunim, i cili nxjerrë në pah një vepër madhore.

Objektet që përfituan akt-vendime të plotfuqishme për legalizim ishin Xhamia e Sahatit, Xhamia e Lagjes së Re, Xhamia te bunari i Tafës - Debresh, Xhamia e re - Jellovcë e Poshtme, Xhamia e re - Llakavicë, Xhamia e re - Padalisht, Xhamia e re - Strajan, Xhamia e re - Tërnovë, Xhamia e re - Sërmnovë, Xhamia e re - Gjenovic, Xhamia e vjetër - Simnicë, Xhamia e re - Simnicë, Xhamia e re - Koritë, Xhamia e re - Turçan i Vogël, Xhamia e re - Turçan i Vogel i vjetër, Xhamia e re - Turçan i Madh, Xhamia e re - Banjicë e Poshtme, Xhamia e re - Reçan, Xhamia e re - Vërtok, Xhamia e re - Mirditë, Xhamia e vjetër - Mirditë, Xhamia e re - Zdunjë, Mektebi i Xhamisë Loke - Çegran, Mektebi - Forinë, Mektebi i Lagjes së Re, Mektebi te Xhamia e Lajthisë, Teqa Bektashiane - Vërtok dhe Teqa e Halvetlinjëve - Vërtok.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat