Zjarr i ri në deponinë ‘Rusino’ në Gostivar

Gostivari

Zjarr i ri në deponinë ‘Rusino’ në Gostivar

Më: 23 maj 2020 Në ora: 12:37
Foto ilustrim

Deponia rajonale Rusino, prej mbrëmë deri sot në mëngjes kishte zjarr. Zjarri i madh shpërtheu gjatë mesantës dhe nxiti reagime të shumta të banorëve të Gostivarit, të cilët u ankuan për erë të keqe dhe tym në ajër.

Sipas drejtorit të ndërmarrje publike ‘Komunaleci’, Isak Lazami, zjarri ka shpërthyer rreth orës 20:00 dhe se shuarja e zjarrit ka qenë e vështirë për shkak se siç sqaron ai, zjarri ka qenë në vend të paqasshëm.

“Nga informacionet e para që i kemi, arsyeja e zjarrit është faktori njeri. Në afërsi të deponisë janë djegur rrota automjeti, ndërsa zjarri në mënyrë të pakontrolluar është shpërndarë në deponi. Për fat të keq kjo përsëritet dhe ndodh në një periudhë kur kemi festë”, thotë drejtori Isak Lazami.

Zjarrfikësit bashkërisht me ndërmarrjen komunale deri vonë mbrëmë kanë lokalizuar zjarrin ndërsa sot në mëngjes është lokalizuar dhe ka pasur vetëm tym në deponi.

Lazami ju bëri apel autoriteteve t’i zbulojnë kryesit dhe arsyet e nxitjes së zjarrit dhe ta zbardhin rastin.

Për një javë, ky është zjarri i dytë i deponisë rajonale.

Zjarri i fundit më i madh i kësaj deponie ishte vjet në gusht dhe nxiti revoltë të madhe te qytetarët e Gostivarit ndërsa për shuarjen e këtij zjarrit të madh u angazhuan zjarfikës nga komunat tjera.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat