Arrestohen dy persona në Çajle të Gostivarit, posedonin kokainë - Bota Sot
Arrestohen dy persona në Çajle të Gostivarit, posedonin kokainë

Gostivari

Arrestohen dy persona në Çajle të Gostivarit, posedonin kokainë

Më: 8 qershor 2020 Në ora: 12:59
Foto Ilustrim

Arrestohen dy persona në Çajle të Gostivarit, posedonin kokainë.

Gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 14:30 minuta në fshatin Çajle të Gostivarit, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë, kanë privuar nga liria personin B.F. 41 vjeçar dhe I.M. 30 vjeçar që të dy nga Gostivari.

Personat në fjalë u arrestuan pasi gjatë një kontrolli nga ana e policëve tek ta u gjet një sasi e drogës “kokainë’. Që të dy u mbajtën në stacionin policorë në Gostivar për zbardhje dhe dokumentim të plotë të rastit, pas çka do të pasoj edhe padi adekuate.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat