Një rast i ri me coronavirus në rajonin e Gostivarit

Gostivari

Një rast i ri me coronavirus në rajonin e Gostivarit

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 11:52
Foto ilustrim

Epidemiologët zbuluan një rast të ri me coronavirus në rajonin e Gostivarit.

Nga pesë testimet e fundit, një person nga Komuna e Vrapçishtetit ka rezultuar pozitiv me coronavirus.

Deri sot në këtë rajon ka 30 raste aktive. Sipas informacioneve të shtabit ndër-komunal të kriës, në Komunën e Gostivarit tani ka 14 raste, në Vrapçisht 13 dhe në Mavrovë 3.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari i cili kryeson me shtabin sot do të takohet me kryetarët e komunave ku do të marrin pjesë edhe përfaqësues të disa institucioneve.

Ai më herët e vlerësoi situatën si stabile duke bërë apel që të respektohen masat për mbrojtje. Në tre komunat e Gostivarit që nga fillimi i epidemisë janë bërë 475 testime nga ku 51 kanë rezultuar pozitiv. Prej tyre, 24 në Gostivar, 22 në Vrapçisht dhe 5 në Mavrovë. Si pasojë e coronavirusit tre persona kanë humbur edhe jetën.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat