Të dielën protestohet nën moton ‘Stop Rusino, ajër të pastër për Gostivarin’

Gostivari

Të dielën protestohet nën moton ‘Stop Rusino, ajër të pastër për Gostivarin’

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 12:22
Gostivari

Nisma qytetare ‘Stop Rusino, ajër të pastër për Gostivarin’ njofton qytetarët së të dielën më 05.07 do të organizohet protestë paqësore.

Sipas njoftimit, qëllimi i protestës është ndalimi djegies, mbyllja dhe dislokimi i deponisë ‘Rusino'.

Sipas kësaj nisme, deponia ‘Rusino’ ndot ajrin dhe ujin e pijshëm në Gostivar dhe rrethinë dhe me këtë rrezikohet shëndeti i qytetarëve.

Vendi i protestës është nga pikëpagesa në hyrje të Gostivarit deri te udhëkryqi në fshatin Zdunjë nga ora 17:00 deri në ora 19:00. Në protestë automjetet do të renditen në një korsi të rrugës, për shkak se korsia tjetër do të lihet për përdorim për ndihmën e shpejt, policia apo armatë.

Nga kjo nismë thuhet se do të respektohen masat për parandalimin e Covid-19 dhe në protestë është i ndaluar përdorimi i materialeve zgjedhore.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat