Në Gostivar të drejte vote kanë 79.650 qytetarë

Gostivari

Në Gostivar të drejte vote kanë 79.650 qytetarë

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 22:34
Ilustrim

Sipas të dhënave të Komisionit komunal zgjedhor, në zgjedhjet e parakohshme kuvendare, të drejtën e votës në Komunën e Gostivarit e kanë 79.650 qytetarë që figurojnë në Listën Zgjedhore.

Votimi do të zbatohet në 121 vendvotime.

Votimi i nesërm do të zhvillohet sipas protokollit i cili parasheh masa të rrepta në vendvotime, si për anëtarët e këshillave zgjedhor ashtu edhe për votuesit.

Sipas protokollit, rendi për votim do të pritet në largësi, ndërsa qytetarët duhet të mbajnë maska mbrojtëse. Në hyrje për votim, votuesi së pari duhet të dezinfektojë duart, ta japë letërnjoftimin komisionit, për pak kohë ta heq maskën për identifikim, të votojë dhe pas votimit sërish të dezinfektojë duart. Në hapësirat e votimit nuk duhet të ketë më shumë votues se sa numri i kutive për votë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat