Gostivari me 255 raste aktive

Gostivari

Gostivari me 255 raste aktive

Më: 18 gusht 2020 Në ora: 15:01
Gostivari

Në Gostivar dhe rrethinë ka një rritje të personave të shëruar nga virusit COVID-19, por gjendja mbetet serioze.

Autoritetet shëndetësore prononcohet se momentalisht në Gostivar ka 255 raste aktive dhe kjo është konstatuar në mbledhjen e Shtabit të Krizës për komunat Gostivar, Vrapçisht dhe Mavrovë.

Në rajonin e Gostivarit këto ditë kishte numër dyshifror të rasteve të reja ndërsa javën e kaluar ishte në krye me me 20 raste në ditë.

“Momentalisht në rrethinën tonë ka 389 persona të shëruar. Prej tyre, vetëm javën e kaluar janë shëruar 106 persona që është më shumë se numri i të infektuarve. Në kushte shtëpiake shërohen 232 persona ndërsa në spitale ka 23 pacientë”, tha Valbon Limani nga Shtabi i Krizës.

Që nga fillimi i pandemisë në këto tre komuna janë regjistruar 673 persona. Në Gostivar ka 538, Vrapçsisht 121 dhe Mavrovë 14. Prej tyre aktive janë 255, nga ku 224 janë nga Gostivari, 29 nga Vrapçishti dhe 2 nga Mavrova.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat