Çerdhet në Gostivar të gatshme për punë, rreth 160 prindër janë paraqitur për t’i dërguar fëmijët në foshnjore

Gostivari

Çerdhet në Gostivar të gatshme për punë, rreth 160 prindër janë paraqitur për t’i dërguar fëmijët në foshnjore

Më: 25 gusht 2020 Në ora: 22:03
Foto ilustrim

Tashmë gjashtë muaj coronavirusi i la çerdhet në Maqedoni të mbyllura. Pritet vendimi qeveritar për hapjen e çerdheve edhe pse tashmë janë miratuar protokollet për punë në çerdhe.

Çerdhet e Gostivarit tashmë janë të gatshme që përsëri t’i hapin dyert për fëmijët. Para fillimit do të ketë edhe një dezinfektim të përgjithshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Drejtoresha e çerdheve në Gostivar, Mirjana Micoska thotë se kanë marrë protokollet nga MPPS dhe se janë të gatshëm për zbatimin e plotë të këtyre protokolleve.

“Edukatoret dhe kujdestaret janë njoftuar me masat dhe obligimet e tyre, gjithashtu edhe personeli që kujdeset për higjienën. Megjithatë, edhe prindërit do t’i njfotojnë. Ende nuk dihet kur do të hapen çerdhet, por ne po presim këtë vendim”, tha Micoska.

Ajo shtoi se ka interes dhe se deri tani rreth 160 familja janë deklaruar se kanë nevojë për kujdes dhe se përparësi do të kenë prindërit vetë-ushqyese ndërsa një grup fëmijët duhet të ketë 15 fëmijë maksimum.

Ndryshe në kushte normale në Gostivar çerdhet mund të pranojnë rreth 700-800 fëmijë ndërsa sipas protokollit të ri, në kushte të pandemisë është ulur pranimi në 340.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat