Gostivar, subvencionet për biçikleta do të paguhen nga java e ardhshme

Gostivari

Gostivar, subvencionet për biçikleta do të paguhen nga java e ardhshme

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 11:05
Foto ilustrim

Rreth 200 qytetarë kanë dorëzuar kërkesa në Komunën e Gostivarit për subvencione për biçikleta.

Kjo masë është pjesë e programit për mbrojtje të ambientit jetësor për vitin 2020, me qëllim që të stimulohet përdorimi i transportit alternativ.

Komuna e Gostivarit qytetarëve do t’u kompensojë një pjesë të harxhimeve për blerje të biçikletave, edhe atë deri 50 përqind, por jo më shumë se 5 mijë denarë.

Këto ditë komisioni i kontrollon dokumentet e qytetarëve që kanë dorëzuar kërkesa, ndërsa pagesa për ata që i plotësojnë kushtet do të fillojë nga java e ardhshme.

Ndryshe, përveç për blerjen e biçikletave, Komuna e Gostivarit do të subvencionojë edhe blerjen e klimave.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat