Gostivar, shënohet Dita Botërore pa Automjete

Gostivari

Gostivar, shënohet Dita Botërore pa Automjete

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 13:52
Foto Ilustrim

Me shëtitje simbolike nëpër qendër dhe me biçikleta sot në Gostivari u shënua Dita Botërore pa Automjete.

Ngjarjen e organizoi komuna në bashkëpunim me shoqatën ‘GVEKO’, ndërsa qëllimi ishte ngritja e vetëdijes te qytetarët që të zëvendësojnë automjetet ke biçikleta për nevojat e ditëpërditshme në mënyrë që të ulet ndotja e ajrit.

Në shënimin e kësaj dite i pranishëm ishte edhe kreu i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari i cili bëri të ditur se kanë siguruar rrugë prej 1.5 kilometra për biçikleta dhe subvencionim të biçikletave.

“Mesazhi im është që sa më shumë të përodren biçikletat dhe më pak të përdoren automjetet”, theksoi Taravari.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat