Mjekja nga Gostivari Hatije Ismaili shpallet si ‘Mjeku më i mirë në Slloveni’

Gostivari

Mjekja nga Gostivari Hatije Ismaili shpallet si ‘Mjeku më i mirë në Slloveni’

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 19:58
Mjekja nga Gostivari Hatije Ismaili shpallet si ‘Mjeku më i mirë në Slloveni’

Gjinekologia nga Gostivari Hatije Ismaili është dekuruar nga presidenti i Republikës së Slovenisë, Borut Pahor, me çmimin “Mjeku më i mirë në gjithë Slloveninë”.

Kjo falë numrit të lartë të pikëve të arritura, e që vulosin suksesin e saj në punë. Ky çmim përfaqëson një akt krenarie jo vetëm për Gostivarin, vendlindjen e saj, por për mbarë shqiptarinë.

Siç shkruan në njoftimin e kabinetit të presidentit, Pahor ka falënderuar mjekët për misionin e tyre të rëndësishëm ndërsa Ismaili ka falënderuar pacientët për besimin duke thënë se ky çmim është inkurajim për të vazhduar me misionin e saj të mjekes.

Përndryshe, Hatije Ismaili u lind në Gostivar ku edhe kreu shkollën fillore, në Sh.F. Ismail Qemali dhe dy vitet e para të shkollës së mesme. Më pas, u transferua në shkollën e mesme të medicinës në Mitrovicë ku kreu vitin e tretë, ndërsa të katërtin e kreu në Prishtinë, në shkollën e mesme medicinale atje. Më pas ka vijuar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Rijekë të Kroacisë. Specializimin në fushën e gjinekologjisë e ka kryer në Ljubljanë të Sllovenisë. Aktualisht punon dhe vepron në Novo Mesto të Sllovenisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat