Gostivar, digjet një veturë në lagjen Maleardi

Gostivari

Gostivar, digjet një veturë në lagjen Maleardi

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 18:21
Foto ilustrim

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, mbrëmë në ora 2:40 në mëngjes, në SPB Tetovë është raportuar për zjarr që ka kapluar një automjet ‘Volkswagen Golf 4’ me targa të Gostivarit.

Automjeti ka qenë në pronësi të 22 vjeçarit F.K nga Gostivari i cili veturën e kishte parkuar gjysmë ore më herën në bulevardin ‘Vëllezërit Gjinovski’, përkatësisht në lagjen Maleardi.

Sipas njoftimit policor, nuk ka pasur persona të lënduar ndërsa zjarrfikësit e zjarrit kanë ndërhyrë dhe kanë shuar zjarrin plotësisht.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat