Taravari: Kemi realizuar gati 70 për qind të premtimeve tona, komuna sërish do t’i takojë ASH-së

Gostivari

Taravari: Kemi realizuar gati 70 për qind të premtimeve tona, komuna sërish do t’i takojë ASH-së

Më: 2 nëntor 2020 Në ora: 16:53
Arben Taravari

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari në konferencë për shtyp tha se Komuna e Gostivarit gjatë tre viteve qeverisje ka realizuar gati 70 për qind e premtimeve që janë premtuar në fushatën e vitit 2017.

“Kemi realizuar 70 për qind të premtimeve por po ashtu kemi realizuar projekte të cilat aspak nuk kanë qenë në programin tonë e që në ndërkohë kanë dalë si ide dhe janë realizuar”, tha Taravari.

Kreu i Komunës së Gostivarit përmendi realizimin e projekteve duke përfshirë këtu dy strehimoret e qenve, 4 çerdhet e reja, 30 kilometra rrugë nëpër vendbanime të ndryshme të Gostivarit, 20 kilometra ujësjellës, mbi 50 kilometra kanalizime, ndërsa investimi në shkolla është mbi 500 mijë euro.

“Në mandatin tre vjeçar, dy vjet nuk e kemi pasur Këshillin Komunal dhe kemi pasur pengesa të hatashme prej pushtetit qendror. Unë e di se ka pasur lëshime e gabime dhe punë qe kemi premtuar dhe nuk i kemi realizuar, por vlerësimi i qytetarëve vjen nga votat që i marrim nga ato”, tha Taravari.

Ai shtoi se sipas anketave, mandati tjetër 4 vjeçar në Komunën e Gostivarit sërish Aleancës për Shqiptarët dhe se kjo është vërtetuar edhe në zgjedhjet e para dy muaj e gjysmë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat