Gostivar: Policia ndërpret një aheng familjar, ndalohet pronari i objektit hotelierik

Gostivari

Gostivar: Policia ndërpret një aheng familjar, ndalohet pronari i objektit hotelierik

Më: 5 nëntor 2020 Në ora: 11:52
Foto ilustrim

MPB informon se gjatë ditës së djeshme (4 nëntor) në ora 17:40, zyrtarët policor nga stacioni në Gostivar, e kanë arrestuar personin M.I (32) nga fshati Dobridoll, pronar i një objekti hotelierik, për shkak të dyshimeve se ka kryer veprën penale “mosveprim sipas protokolleve shëndetësore në kohë pandemie”.

Nga MPB thonë se pas një denoncimi paraprak, zyrtarët policor dhe Inspektorati Shtetëror i Tregut në Gostivar, kanë kryer kontrolle në objektin hotelierik, i cili ka qenë i mbyllur më herët, për shkak të organizimit të ahengjeve familjare.

MPB në njoftim thekson se pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohen kallëzime adekuate.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat