10 vite Qendra për Konservim në Gostivar

Gostivari

10 vite Qendra për Konservim në Gostivar

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 16:54
Foto nga vendi i ngjarjes

Në ceremoninë që u mbajt para ndërtesës ku është i vendosur ky institucion, fjal rasti pati zëvendës ministri i Kulturës, Sedat Sulejmani, i cili premtoi mbështetje të mëtejme për aktivitetet e këtij institucioni.

Para të pranishmëve foli edhe njëri nga drejtorët e mëparshëm të qendrës, Adnan Fejzulai, i cili u fokusua në fillet e aktiviteteve të këtij institucioni në vitin 2010 ku qendra numëronte vetëm një punonjës dhe vet drejtorin. Sot, tha ai, qendra ka kuadër të mirëfilltë profesional dhe tashmë numëron shumë projekte të realizuara në restaurimin e objekteve dhe monumenteve historike të Gostivarit dhe rrethinës. Me këtë rast, Fejzulai përmendin restaurimin dhe vënien në funksion të Sahat Kullës, si simbol i qytetit të Gostivarit.

Fjalë përshëndetëse në cilësinë e nikoqirit mbajti U.D. Drejtor, Hirije Saiti.

“Ju drejtohem sot të gjithë juve në shënimin e këtij përvjetori të dhjetë jubilar të Qendrës për Konservim në Gostivar, përvjetor ky shumë i rëndësishëm jo vetëm për ne si të punësuar në këtë institucion por shumë i rëndësishëm për të gjithë qytetarët e Gostivarit, pasi misioni që na është
ngarkuar neve është i shenjtë do të kisha thënë unë duke pasur parasysh se detyra jonë primare është të ruajm trashëgim kulturore dhe historike të vendbanimeve tona! Çfarë është ajo që e bënë misiononin tonë të shenjtë?! Paramendoni nëse kjo qendër të ishte themeluar në Gostivar disa dekada ma herët, sot ne do ti gëzonim dhe shijonim nga afër Hamamin e
vjetër të Qytetit, Xhaminë në Qendërt të qytetit, shtëpit e autentike me një arkitekturë të pazavenësueshme anë a mban qytetit dhe fshtrave…. Por ja që ata objekte nuk janë më”, tha Saiti.

Misionin tonë, tha ajo, gjithashtu e bënë të shenjtë puna që na është ngarkuar, e ajo është që ti ruajm ato pak objekte që kanë ngelur me vlera të trashëgimisë kulturore, përfshirë këtu Shtëpin e Begut, Kompleksin
e Xhamisë së Sahatit, Shtëpin e Çakollarëve, Shtëpin e Kançeskit, Xhamitë dhe Kishat e vjetra, arkitektura e vjetër të fshatrave, lokalitet arkeologjike të paprekura, kalatë e vjetra në shumë lokacione të Gostivarit!

Në këto dhjetë vite ne kemi bërë shumë punë, kemi realizuar një numër bukurë të mirë të projekteve, e gjithë kjo nuk do të ishte e mundur pa përkushtimin e të punësuarve në Qendër të cilët me profesionalizim realizojn çdo detyrë, shfrytëzoj këtë rast që edhe publikisht tju falemenderohem kolegëve të mi. Por kjo është vetëm fillimi, neve na presin edhe shumë punë edhe shumë projekte, neve këtë ju a kemi detyrim gjeneratave të ardhshme! Nuk do të lejojm që asnjë objekt me vlera të trashëgimisë kulturore të preket a jo më të prishet, nuk do të lejojm të ndodhë ajo që ndodhi me objektet që përmenda më lart! Garancë për këtë është institucioni që udhëheqim neve sot! Të nderuar, situata aktuale me pandemin na detyroj që këtë shënim të këtij përvjetori jubilar të organizojm në këtë form, në mënyrë modeste me gati asnjë të ftuar, vetëm të punësuarit dhe përfaqësues të Ministrisë së Kulturës, me çrast falemenderoj për nderin që na ka bë Zavendës Ministrin e Kulturës Z. Sedat Sulejmanin”, deklaroi ajo.

Për në fund, shtoi, do të kisha dashur që nëpërmjet medieve tju falemenderohem për mbështetjen dhe bashkëpunimin e deritanishme të gjitha institucionet si në nivel lokal ashtu edhe në nivel qendror pa
përjashtim.

“Krejtësishtë për në fund, do tju kisha lutur që me një minutë heshtje të respektojmë të gjithë ata qytetar të vendit tonë të cilët humbën betejën me virusin COVID 19 dhe që nuk janë me ne mesin tonë, me çrast tju shprehim ngushëllimet e sinqerta familjarëve të tyre. Zoti i shpërbleftë me parajs!
Ju faleminderit”, perfundoi Saiti.

Si pjesë e kësaj ngjarje jubilare ishte ndarja e mirënjohjeve për gazetarët dhe mediat që kanë ndjekur punën e INQK Gostivar që nga themelimi i tij, ndër të cilat edhe Agjencia e Lajmeve FLAKA, portali informativ Gostivari Sot dhe gazetarët tanë Abedin Bilalli dhe Driton Zenku.

Gjithashtu, u ndanë pllaketa për të gjithë ish-drejtorët e INQK Gostivar si dhe për Ministrin e Kulturës.

Për fund, u vizitua ekspoza me fotografi nga projektet e realizuara dhe u shfaq video material nga disa objekte dhe projekte që INQK Gostivar ka realizuar në vitet e kaluara.

Duke pasur parasysh situatën me pandeminë, ngjarja u organizua në përputhje me protokollet dhe udhëzimet nga institucionet relevante. 

Image
Image
Image
Image

 

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat