Policia arreston dilerë të drogës në Gostivar

Gostivari

Policia arreston dilerë të drogës në Gostivar

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 15:12
Foto ilustrim

Zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Gostivar rreth orës 4:00 në mesnatë, në lokacione të ndryshme në Gostivar, kanë arrestuar shtatë persona, prej të cilëve gjashtë janë nga Gostivari, dhe një nga Banjica e Epërme.

Të gjithë të arrestuarit janë privuar nga liria për shkak të drogës.

“Gjatë kontrollit te N.D (30) nga Gostivari, është gjetur kokainë, ndërsa L.V (35), S.S (36), Zh.C (41), A.B (32), të gjithë nga Gostivari dhe F.I (27) nga Banjica e Epërme dyshohen për përfshirje me drogë”, thonë nga policia.

Ata shtojnë se të gjithë janë privuar nga liria dhe ndodhen në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tyre do të parashtrohen parashtresa adekuate.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat