Arrestohet një person në Gostivar

Gostivari

Arrestohet një person në Gostivar

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 11:24
Foto ilustrim

Arrestohet një person në Gostivar për shkak tregtisë me lëndë narkotike.

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se dje ka arrestuar një 40-vjeçar nga Gostivari, pasi është kapur me lëndë narkotike.

“Më 23.07.2021 në ora 23.00 në rrugën “Nikolla Parapunov” në Gostivar, nëpunësit policor të Stacionit policor në Gostivar kanë privuar nga liria D.S.(40) nga Gostivar për shkak se tek ai kanë gjetur tri pako me pluhur droge”, njoftojnë nga MPB.

Pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të shqiptohet kallëzim penal.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat