Memeti: Të gjithë gostivarasit duhet të ishin në karantinë

Gostivari

Memeti: Të gjithë gostivarasit duhet të ishin në karantinë

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 18:29
Foto ilustrim

Infektologu nga spitali i Gostivarit thotë se Gostivari duhet të jetë në karantinë për shkak se spitali është mbushur dhe nuk ka vend për pacientët të cilët kërkojnë ndihmë mjekësore.

“Gjatë kësaj periudhe kishim gjendje të përkeqësuar dhe më vjen keq që qyteti i Gostivarit nuk ka koordinim mes pushtetit lokal dhe ministrisë. Për mua të gjithë gostivarasit duhet të ishin në karantinë. Momentalisht në Repartin Infektiv dhe në Qendrën modulare ka 51 pacientë”, tha Enes Memeti.

Sipas tij, gjendja shëndetësore e personave të cilët kërkojnë ndihmë mjekësore është e rëndë.

“Gjendja e atyre që kërkojnë ndihmë mjekësore është e rëndë. Besoni se nuk e dimë se ku t’i çojmë për shkak se i gjithë Reparti është i mbushur me pacientë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe e gjithë kjo vjen si rezultat i mosrespektimit të masave”, tha Memeti.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat