Në Gostivar, diaspora bën donacion pajisje ventilim me oksigjen

Gostivari

Në Gostivar, diaspora bën donacion pajisje ventilim me oksigjen

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 12:16
Foto ilustrim

 Një shoqatë e diasporës nga fshatrat gostivarase Çegranë, Forinë dhe Çajlës që punojnë në Zvicër dhe për familjet e tyre blenë dhe dërguan në atdheun e tyre njëzet e nëntë mobil pajisje për të siguruar mbështetje të oksigjenit për pacientët me Kovid-19.

Kryetari i Bashkësisë Lokale të Çajlanës, Sinan Elezi, shprehu mirënjohjen e tij për donacionin dhe theksoi se, ky donacion vjen në kohën e duhur, veçanërisht sepse kjo pjesë e vendit është prekur fuqishëm nga vala e katërt e pandemisë.

“Njëra prej këtyre pajisjeve do t’i dorëzohet ambulancës së fshatit në Çajle, dhe tre të tjerat do të jenë në Bashkësinë Lokale dhe do të dorëzohen aty ku është e nevojshme”, thotë Elezi.

Pajisjet mobil për mbështetjen e oksigjenit të pacientëve pas koordinimit paraprak do të shpërndahen në objektet shëndetësore në Forinë dhe Çegranë.

Ndërkohë, një mërgimtar nga fshati Vranjofcë, kishte siguruar pako ushqimore për 15 familje të cilave u është përkeqësuar situata ekonomike për shkak të krizës financiare shkaktuar nga pandemia.

Që nga fillimi i pandemisë, Bashkësia Lokale e fshatit Çajle, në bashkëpunim me diasporën, ka shpërndarë mbi një mijë pako ushqimore dhe mjetet për familjet në nevojë sociale.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat