Gati dy mijë qytetarë kanë nënshkruar peticionin për zgjidhjen e problemit me qentë e pastrehë në Gostivar

Gostivari

Gati dy mijë qytetarë kanë nënshkruar peticionin për zgjidhjen e problemit me qentë e pastrehë në Gostivar

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 19:32
Foto nga vendi i ngjarjes

Peticioni i inicuar nga Iniciativa qytetare “Gostivari që dua”, për zgidhjen e problemit me qentë e pastrehë, vijon të nënshkruhet nga qytetarët e Gostivarit.

Janë gati 2000 qytetarë që kanë nënshkruar peticionin, ndërkohë që interesimi i qytetarëve të Gostivarit për të hedhur firmat e tyre për zgjidhje të kësaj problematike mbetet i lartë.

Të motivuar nga shifrat alarmante të sulmeve të banorëve të Gostivarit nga qentë e pastrehë, Iniciativa ndërmori këtë aktivitet. Janë 73 qytetarë të Gostivarit që janë sulmuar dhe kanë pësuar lëndime nga qentë endacak që nga viti 2018 - dhe këto janë vetëm disa nga incidentet të cilat janë raportuar zyrtarisht.

Kërkojmë që menjëherë të zbatohet plani i veprimit prej 5 pikash i cili ka për qëllim sigurinë e fëmijëve tanë, siç është krijimi i një ekipi për kapjen e qenve dhe për ndërhyrjen në raste emergjente, ndërtimi i një strehimoreje të qenve jashtë qytetit, sterilizimi i të gjithë qenve të pastrehë, eutanizimin e menjëhershëm të qenve endacakë agresivë, si dhe menaxhimi profesional i deponisë Rusino dhe menaxhimi i mbeturinave në qytet për të zvogëluar furnizimin me ushqim për qentë e pastehe pastehë”, tha Vjollca Baftiu Zulbeari nga Iniciativa për Gostivarin që dua, njëherit kandidate për këshilltare në zgjedhjet lokale në listën e përbashkët me BDI.

Nga Iniciativa përsërisin apelin për të mbështetur peticionin me qëllim për ta pastruar Gostivarin nga qentë e pastrehë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat