Mbyllet një lokal në Gostivar, arrestohen pesë valltare

Gostivari

Mbyllet një lokal në Gostivar, arrestohen pesë valltare

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 17:52
Foto ilustrim

Siç njoftojnë nga MPB, pronari i një objekti në Dobërdoll të Gostivarit dhe pesë valltare të huaja janë privuar nga liria pasi që është vërtetuar se në objekt nuk po respektohen masat dhe ka pasur keqpërdorimit të qëndrimit të shtet.

Sipas SPB Tetovë, dje nga ora 23:00 deri në ora 3:00, zyrtarët policorë në bashkëpunim me Inspektoratin e Tregut kanë kontrolluar objekt hotelerik, në pronësi të Z.B nga Dobërdolli.

Në lokalin që ndodhet në rrugën Gostivar – Tetetovë, është vërtetuar se në objekt nuk janë respektuar protokollet për punë dhe masat qeveritare kundër coronavirusit.

Pronari i objektit është privuar nga liria dhe ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal për mosveprim sipas udhëzimeve shëndertësore gjatë kohës së epidemisë.

Ai po ashtu është sjellur në mënyrë agresive drejt zyrtarëve policor dhe ka ofenduar.

Gjatë kontrollit, janë hasur edhe pesë shtetase të huaja, valltare, nga Shqipëria dhe Kosova të cilat kanë keqpërdorur qëndrimin në Maqedoni.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat