Rrahje në Gostivar, policia qetëson situatën me të shtëna në ajër

Gostivari

Rrahje në Gostivar, policia qetëson situatën me të shtëna në ajër

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 12:03
Ilustrim

Në Gostivar pas mesnate ka pasur rrahje mes dy grupeve, ndërsa përleshja është ndërprerë pas ndërhyrjes të policisë, pasi rasti ishte raportuar nga qytetarët,  për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike.

“Më datë 17.10.2021 në orën 02.40, në SPB Tetovë personi A.T. (25) nga Gostivari ka raportuar se rreth orës 00.40 në rrugën “Zhivko Brajkoski” në Gostivar pranë një objekti hotelerik pas një zënke verbale që kishin patur paraprakishte brenda lokalit me personat A.N. Dhe I.N. nga Gostivari, të njëjtit bashkë me disa persona të tjerë e kanë sulmuar fizikisht dhe me mjete të forta, kurse njëri prej tyre kishte nxjerrë një vjet të mprehtë me të cilin e kishte kërcënuar.

Pak më vonë, kishte ardhur edhe vëllai i tij M.T., por edhe atë e kishin sulmuar fizikisht.

Pasi policia mbërriti në vendngjarje, kishte gjuajtur disa të shtëna paralajmëruese në ajër për të qetësuar situatën”, njoftojnë nga MPB.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat