Bejta: Faleminderit strukturës partiake dhe çdo qytetari të Gostivarit

Gostivari

Bejta: Faleminderit strukturës partiake dhe çdo qytetari të Gostivarit

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 06:34
Nevzat Bejta

Kandidat i BDI-së për në Komunën e Gostivarit, Nevzat Bejta në “Facebook” falënderoi strukturat partiake të BDI-së.

“Faleminderit çdo votuesi të BDI, faleminderit strukturës partiake dhe çdo qytetari të Gostivarit, të cilët dhanë kontributin e tyre që sot të kemi një proces demokratik zgjedhor”, shkruan Bejta.

Ai shton se në demokraci vendos vota e qytetarëve dhe ne e kemi obligim ta respektojmë.

Më herët, edhe kruetari i degës së BDI-së, Bashkim Hasani dhe Talat Xhaferi thanë se do të respektojnë vullnetin e popullit, ndërkaq kryetari aktual i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari shpalli fitore që në rreth të parë në Gostivar.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat