Prokuroria: Ka pasur tentim për vrasje ndaj një prokurori në Çegran të Gostivarit

Gostivari

Prokuroria: Ka pasur tentim për vrasje ndaj një prokurori në Çegran të Gostivarit

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 16:43
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore Publike njoftoi se sot në fshatin Çegran të Gostivarit ka pasur tentim për vrasjen e prokurorit nga Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit.

Nga PTHP theksojnë se prokurori publik është jashtë rrezikut të jetës dhe ndodhet në mjekim në një klinikë në Shkup.

“Prokurori Publik është sulmuar me thikë dhe i është shkaktuar lëndim në shpinë”, theksojnë nga PTHP.

Në fund PTHP sqaron se po ndërmerren masat për zbardhjen e plotë të rastit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat