Gjendet i vdekur një person nga Gostivari me lëndime në kokë

Gostivari

Gjendet i vdekur një person nga Gostivari me lëndime në kokë

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 17:40
Foto ilustrim

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, në shtëpinë e tij në Gostivar është gjetur i vdekur Q.S (83).

Sipas policisë, rasin sot në ora 15:15 e ka paraqitur M.S (32) nga Gostivari i cili po ashtu është edhe nipi i tij.

Nga mjeku i ndihmës së shpejtë është konstatuar vdekja, ndërsa këqyerjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Gostivar.

Prokurori tha urdhër që trupi i pajetë të dërgohet për autopsi.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat