Kapet me lëndë narkotike, arrestohet një person në Gostivar

Gostivari

Kapet me lëndë narkotike, arrestohet një person në Gostivar

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 11:05
Foto ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme është arrestuar një banor i Gostivarit pasi tek i njëjti është kapur kokainë.

“Dje (30-nëntor) rreth orës 07:40 në rrugën “Pançe Popovski” në Gostivar, zyrtarë policorë të SPB-së Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë arrestuar 27-vjeçarin G.D. nga Gostivari, pasi që gjatë kontrollit të kryer ndaj tij dhe veturën e tij të tipit ,,Jaguar“ me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte, janë gjetur kokainë”, thonë nga SPB-Tetovë.

Nga MPB thonë se pas zbardhjes dhe dokumentimit të çështjes kundër tij, do të vijojë parashtresa përkatëse në bazë të nenit 215 të Kodit Penal.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat