Arrestohet një person nga Gostivari për rrezikim sigurie

Gostivari

Arrestohet një person nga Gostivari për rrezikim sigurie

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 15:46
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore e Gostivarit ngriti aktakuzë kundër 59 vjeçarit nga fshati Forinë për shkak të dyshimeve se ka kryer veprën penale “Rrezikim të sigurisë”.

Sipas njoftimit të prokurorisë, ai më 29.05 gjatë kryerjes së dhunës familjare, ka rrezikuar sigurinë e bashkëshortes dhe bijë së tij. Ai ka kërcënuar se do ta vrasë bashkëshorten, e cila për të shpëtuar, bashkërisht me vajzën e mitura ka shkuar te një familjar i tyre. I akuzuari i ka ndjekur dhe ka vazhduar me thikë të kërcënojë bashkëshorten dhe bijën e cila ka tentuar ta mbrojë nënën. Rastin në polici e ka paraqitur bashkëshortja.

“Gjatë ditës së ardhshme më 30.05.2020, policia ka kontrolluar shtëpinë e të akuzuarit ku ka gjetur një thikë 30 cm si dhe disa plumba”, thonë nga prokuroria.

Kundër tij është parashtruar aktakuzë edhe për veprën penale posedim të paautorizuar të armës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat