Taravari: Nuk tërhiqem nga partia, vetëm nga funksioni partiak

Gostivari

Taravari: Nuk tërhiqem nga partia, vetëm nga funksioni partiak

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 11:25
Arben Taravari

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari gjatë ditës së djeshme u shpreh se nuk do të jetë sërish sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët.

Ai theksoi se partisë i nevojitet rifreskim me persona më të ri, ndërsa njëri prej tyre ta trashëgojë në pozitën e sekretarit të Përgjithshëm.

Në një deklaratë për “Fokus”, ai sqaron se bën tërheqja nga funksioni partiak, por jo edhe nga partia për shkak se do të veprojë edhe më tej si anëtar i ASH-së, madje siç shprehet ai, edhe më aktiv se deri tani.

“Mandati im si sekretar i Përgjithshëm i ASH-së përfundon më 25 dhjetor. Atëherë do të zgjedhim datë për Kongresin e ardhshëm të partisë”, tha Taravari.

Ai përsëriti qëndrimin se nuk do të jetë sërish sekretar për shkak se, siç sqaron ai, si kryetar komune nuk arrin t’i kryejë gjithë detyrat.

“Për këtë shkak propozoj që në pozitën e sekretarit të Përgjithshëm të jetë kuadër i ri i cili ka më shumë kohë dhe më intensivisht të punojë në teren me strukturat e degëve tona”, thekson ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat