Arrestohet një 56-vjeçar nga Gostivari, sulmoi fizikisht një person tjetër

Gostivari

Arrestohet një 56-vjeçar nga Gostivari, sulmoi fizikisht një person tjetër

Më: 5 janar 2022 Në ora: 12:35
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme në ora 16:20 në rrugën “Boge Veljanovski” në Gostivar, zyrtarë policorë të SPB Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë arrestuar 52-vjeçarin S.A. nga Gostivari.

Siç thonë nga SPB Tetovë, ai paraprakisht rreth orës 15:30 në një market në rrugën “Pitarnica” në Gostivar kishte sulmuar fizikisht 26-vjeçarin A.T. nga Gostivari.

“Ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës ndaj S.A. do të vijojë një parashtresa adekuate”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat