Gostivar, arrestohet i dënuari për prodhim dhe shpërndarje të drogës

Gostivari

Gostivar, arrestohet i dënuari për prodhim dhe shpërndarje të drogës

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 11:54
Foto ilustrim

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se policia sot ka arrestuar një 24-vjeçar nga Balindolli i Gostivarit, përcjell TV21.

Personi me iniciale A.B. është arrestuar rreth 50 minuta pas mesnate, nga ana e SPB-Tetovë, respektivisht Reparti për Punë të Brendshme në Gostivar.

“Me urdhër të gjykatës është arrestuar 24-vjeçarin A.B. nga Balindolli i Gostivarit, i dënuar me tre vjet burgim për veprën penale “prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, që dënohet sipas nenit 215 nga Kodit Penal.

Pas arrestimit, A.B. është dorëzuar në “Idrizovë” në Shkup për vuajtje të dënimit”, theksohet në njoftimin e MPB.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat