Gjendet pa shenje jete një burrë në Gostivar

Gostivari

Gjendet pa shenje jete një burrë në Gostivar

Më: 27 mars 2022 Në ora: 18:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Një njeri pa shenja jete është gjetur në një ulëse përballë Qendrës për kulturë në Gostivar. Bëhet fjalë për I.Z. 61 vjeçar nga Gostivari.

Informacionin e kanë konfirmuar edhe nga policia nga ku theksojnë se në vendin e ngjarjes ka dalë prokuroi publik, përfaqësueses të MPB Gostivar dhe mjekët e Ndihmës së shpejtë.

Sipas informatave të para, në trupin e të ndjerit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Megjithatë, po hetohen shkaqet e vdekjes.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat