Inicohet procedurë për një polic dhe babain e tij për dhunë para gjyqit të Gjykatës së Gostivarit

Gostivari

Inicohet procedurë për një polic dhe babain e tij për dhunë para gjyqit të Gjykatës së Gostivarit

Më: 21 prill 2022 Në ora: 23:21
Foto ilustrim

Prokuroi publik nga Prokuroria Themelore Publike Gostivar inicoi procedurë për dy persona djalë dhe baba, të moshës prej 30 dhe 54 vjeç, për të cilët është ngritur kallëzim penal për vepër penale “dhunë” nga neni 368 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal.

“Të denoncuarit e kanë kryer veprën penale më 20 prill, në dhomën e pritjes para gjykatës në Gjykatën e Gostivarit, ku fizikisht e kanë sulmuar ish bashkëshorten jashtëmartesore dhe babain e saj.

Duke i shkaktuar lëndime dhe duke i shkaktuar ndjenjë të ankthit dhe frikës edhe te të pranishmit e tjerë. Incidenti para gjykatës ka ndodhur derisa kanë pritur vazhdimin e seancës gjyqësore lidhur me ngjarjen e raportuar më parë, ku të dëmtuarit sërish e kanë denoncuar për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, kumtuan sot nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Duke e vlerësuar këtë, prokurori publik deri te gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën themelore Gostivar ka dorëzuar propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin e parë, derisa për babain e tij janë propozuar masa të kujdesit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat