Dy persona nga Gostivari kapen me kokainë

Gostivari

Dy persona nga Gostivari kapen me kokainë

Më: 7 maj 2022 Në ora: 18:14
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se pak para mesnate në rajonin e Gostivarit policia ka arrestuar dy persona pasi tek të njëjtit është gjetur kokainë.

“Me datë 06.05.2022, në ora 23:05 në Gostivar, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Gostivarit kanë arrestuar E.A. (56) nga fshati Lakavicë dhe H.J.(38) nga Gostivari pasi tek të njëjtit është gjetur dhe konfiskuar kokainë”.

“Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të parashtrohet kallëxim përkatës”, thonë nga MPB.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat