Zhduket nga Instituti i riedukimit në Shkup 12 vjeçari nga Gostivari

Gostivari

Zhduket nga Instituti i riedukimit në Shkup 12 vjeçari nga Gostivari

Më: 26 maj 2022 Në ora: 22:12
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se dje më datë 25 maj në ora 14.00 në Stacionin Policor Gjorçe Petrov është raportuar se nga Instituti publik për përkujdesje ndaj fëmijëve me probleme edukative dhe sociale dhe sjellje të çrregullta në Shkup, është larguar i mbrojturi i tyre me iniciale I.A i moshës 12 vjeçare nga qyteti i Gostivarit.

Policia njoftoi se po merren masat për gjetjen e fëmijës, i cili prej tre ditësh nuk gjendet.

Ai kishte veshur një bluzë të kaltërt, tuta të zeza dhe atlete të zeza.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat