Detaje të reja nga vrasja në Gostivar, në vendngjarje është gjetur armë zjarri e poashtu janë siguruar dhe video incizime

Gostivari

Detaje të reja nga vrasja në Gostivar, në vendngjarje është gjetur armë zjarri e poashtu janë siguruar dhe video incizime

Më: 18 shtator 2022 Në ora: 13:58
Foto ilustrim

Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike Gostivar ka kryer kontroll në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar, ku është gjetur trupi i pajetë i një 28-vjeçari me plagë në pjesën e kokës, shkaktuar me armë zjarri.

Siç njofton Prokuroria Publike, i ndjeri nga babai i tij është dërguar në Qendrën e Urgjencës në Gostivar dhe aty është konstatuar vdekja.

Në trupin e të ndjerit do të bëhet autopsi.

“Gjatë kontrollit në vendngjarje janë gjetur gjurmë, si dhe një armë – pistoletë, e cila do t’i nënshtrohet ekspertizës. Sipas urdhrit të prokurorit publik janë siguruar video incizime nga kamerat e objekteve në afërsi”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike.

Nga aty theksojnë se janë ndërmarrë veprime të tjera, nga të cilat priten rezultate për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat