Arrestohet një person në Gostivar, kërkohej me urdhër të gjykatës

Gostivari

Arrestohet një person në Gostivar, kërkohej me urdhër të gjykatës

Më: 31 mars 2025 Në ora: 12:43
Foto ilustrim

MPB njofon se ka arrestuar një persona në Gostivar i cili kërkohej me urdhërarrest për shlyerjen e dënimit me burg.

“Më datë 31.03.2025 në ora 03.10, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Gostivar, me urdhër të gjykatës, e kanë privuar nga liria B.M. (61) nga fshati Reçanë.

 I cili kërkohej me urdhër për arratisje nga Institucioni Korrektues Idrizovë. B.M. është i dënuar me nëntë vjet e 11 muaj, ndërsa i kanë ngelur për të mbajtur burg edhe tre vjet, pesë muaj e 14 ditë.

Ai është dërguar në Burgun e Idrizovës për të vuajtur dënimin me burg”, thonë nga MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat