E konfirmuar, Nevzat Bejta kandidat i VLEN-it për Komunën e Gostivarit

Gostivari

E konfirmuar, Nevzat Bejta kandidat i VLEN-it për Komunën e Gostivarit

Më: 10 dhjetor 2025 Në ora: 21:03
Nevzat Bejta

Nevzat Bejta do t'i rikthehet politikës, kjo pasi ai do të jetë kandidat për kryetar të Gostivarit nga koalicioni VLEN.

Për media ne Maqedoni, ka qenë vetë Bejta i cili e konfirmoi se do të garojë në zgjedhjet e 11 janarit për Komunën e Gostivarit.

Ai pritet që kandidaturën ta dorëzojë ditën e nesërme në KSHZ.

Kujtojmë se Nevzat Bejta ishte kryetar i Komunës së Gostivarit për dy mandate, teksa rikthimi i tij në këtë garë politike, vjen pasi në zgjedhjet e19 tetorit në Gostivar nuk u arrit censusi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat