Mashtrohet 34-vjeçari nga Gostivari! Iu morën rreth 90 mijë denarë për pranimin e një pakoje me postë

Gostivari

Mashtrohet 34-vjeçari nga Gostivari! Iu morën rreth 90 mijë denarë për pranimin e një pakoje me postë

Më: 17 janar 2026 Në ora: 18:46
Foto ilustruese

34-vjeçari nga Gostivari është mashtruar dhe ju morën rreth 90 mijë denarë kinse dorëzimin e një pakoje nga “Posta e Maqedonisë së Veriut”. Gostivarasi dha të dhënat e kartelës bankare në një faqe të rreme interneti dhe iu morën paratë nga një pranues jashtë shtetit.

Njoftimi:

“Më 16.01.2026 në orën 13:00 në SP Gostivar S.A. (34) nga Gostivari denoncoi se ka marrë një njoftim dhe një link përmes një porosie në SMS për kinse dorëzimin e një pakoje nga “Posta e Maqedonisë së Veriut”.

Pasi i kishte futur të dhënat e kartës së tij debitore në faqen e rreme të internetit, nga llogaria e tij janë kryer transaksione të paautorizuara në disa raste në një shumë prej 89,106 denarësh te një pranues jashtë shtetit.

Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat