Në Gostivar u hap stadiumi “Recep Tayyip Erdogan”

Gostivari

Në Gostivar u hap stadiumi “Recep Tayyip Erdogan”

Më: 25 shtator 2016 Në ora: 18:38
Foto nga vendi ngjarjes

Në Banjicë të Epërme të Komunës së Gostivarit me një ceremoni solemne u bë hapja e stadiumit me emrin e presidentit të Turqisë “Recep Tayyip Erdo?an”. Ndeshja e parë në këtë stadium është luajtur sot në ora 15:00 mes nikoqirit “KF Banjicë e Epërme” dhe “KF Liria Raven”, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri pa Resor i Qeverisë së Maqedonisë, Furkan Çako, i cili mori pjesë në ceremoninë solemne, theksoi se edhe pse sjellja e një stadiumi këtu konsiderohet një hap i vogël, investimet që do të realizohen në këtë fushë janë përparim i madh për zhvillimin e shoqërisë në një mënyrë të shëndoshë.

Nga ana tjetër, kryetar i Klubit “Banjicë e Epërme – Trabzonspor” Muhamet Shabani, falënderoi të gjithë që kontribuuan në ndërtimin e këtij stadiumi, duke shprehur bindje se ky stadium do të kontribuojë në zhvillimin e fshatit dhe banorët e këtij fshati.

Rruga që të çonte deri te stadiumi ishte e paasfaltuar, mirëpo kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, në fjalën e tij para të pranishmëve premtoi se rruga do të asfaltohet sipas standardeve bashkëkohore. Ai shtoi se komuna që drejton ai do të angazhohet që ky stadium të jetë sikurse stadiumet në vendet e zhvilluara dhe në Turqi.

“Unë si kryetar komune ua jap fjalën se në programin e vitit 2017 kjo rrugë do të jetë e asfaltuar me standarde të larta, për shkak se stadiumi mban emrin e një politikani, një qeveritari dhe një presidenti më të madh në historinë e Turqisë, Recep Tayyip Erdo?an”, deklaroi Bejta.

Në ceremoninë solemne ku u bë edhe lutja e hapjes morën pjesë edhe kryetari i Lidhjes së Shoqatave Joveritare Turke në Maqedoni (MATÜSITEB), Tahsin Ibrahim, kryetari i Shoqatës “Banjicë e Epërme – Trabzonspor”, Gafur Qazimi, zv/drejtor i Qendrës Kulturore Turke “Yunus Emre – Shkup”, Fuat Korkmaz, përfaqësues të organizatave turke në vend, si dhe banorë të fshatit Banjicë e Epërme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat