Bejta prap kandidon për kryetar të komunës së Gostivarit

Gostivari

Bejta prap kandidon për kryetar të komunës së Gostivarit

Më: 21 janar 2017 Në ora: 09:16
Nevzat Bejta

Kryesia e degës së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Gostivar, unanimisht dhe me aklamacion nominoi për kandidat të mundshëm për kryetar Komune në zgjedhjet e ardhshme lokale kryetarin aktual të Komunës së Gostivarit dhe njëherit kryetar i degës dhe nënkryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) ,Nevzat Bejta.

Pas një debati konstruktiv dhe në përbërje të plotë të kryesisë së degës së Gostivarit, deputeti Talat Xhaferi propozoi që kandidat për kryetar komune në zgjedhjet e ardhshme lokale të jetë kryetari aktual, Nevzat Bejta.

Kandidatura e tij u mbështet nga gjithë anëtarët e kryesisë së degës dhe në mbledhjen e zgjeruar në përbërje të kryesisë, kryetarëve të Këshillave Vendore dhe strukturave të tjera partiake të degës së Gostivarit, kandidatura e kryetarit Nevzat Bejta u mbështet me aklamacion dhe pa asnjë vërejtje.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat