Në Gostivar filloi mbjellja e drunjeve dekorativ në brendi të qytetit

Gostivari

Në Gostivar filloi mbjellja e drunjeve dekorativ në brendi të qytetit

Më: 1 prill 2017 Në ora: 15:10
Mbjellja e drunjeve dekorativ

Në Komunën e Gosstivarit vijon projekti për gjelbërimin dhe mbjelljen e druve dekorativ në brendinë e qytetit. Aksioni i radhës, njofton Komuna e Gostivarit ka përfshirë sipërfaqen përgjatë rrugës “Sedek Kostovski”.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte kryetari i Gostivarit, Nevzat Bejta, i cili tha që ndër prioritet e komunës mbetet mirëmbajtja e gjelbërimit dhe mbjellja e druve në mjediset publike.

“Në të njëjtin vend para dy viteve mbollëm dru dekorativ që i kishim donacion nga Shqipëria, por që për shkak të kushteve klimatike u thanë dhe nuk i rezistuan klimës që kemi në vendin tonë. Si komunë i kushtojmë rëndësi gjelbërimit dhe kemi mbjell shumë drunj me qëllim edhe të pastrimit të ajrit dhe shmangies së pluhurit”, deklaroi Bejta.

Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Parkingje dhe gjelbërime” Memetali Emri, tha se po bëhet ripërtëritja e drunjve që pësuan nga kushtet e rënda klimatike në stinën e dimrit.

Kjo ndërmarrje këto ditë vijon me rregullimin e hapësirave të gjelbra në oborret e banesave kolektive, përgajtë shëtitores së qytetit, parqet dhe mjediset tjera publik.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat