Krahu i Nevzat Bejtës i pakënaqur nga ministrat e rinj të BDI-së?

Gostivari

Krahu i Nevzat Bejtës i pakënaqur nga ministrat e rinj të BDI-së?

Më: 29 maj 2017 Në ora: 06:17
Bejta

Kasam Selimi, ish bashkëpunëtori i afërt i kryetarit të komunës së Gostivarit Nevzat Bejta, nuk ka fshehur deshperimin nga mos emërimi i asnjë ministri të BDI-së nga kjo komunë. Dëshpërimin e tij ai e ka shprehur në facebook, shkruan Gazeta Lajm, duke theksuar se ministri i ri i drejtësisë, Bylent Salihu nuk është nga dega e Gostivarit. Ja postimi i tij i plotë:

Nuk jam lokalist, por për mua Gostivari është i pari!

Emri i qytetit tim, prej mbrëmë është qendër të vëmendjes për postin e ministrave që do paska në Qeverinë e re.

Por sa realisht është ashtu?

BDI-ja e Dega Gostivarit ishte dega e vetme prej të mëdhaja që doli fitues karshi gjitha partive ne 11 Dhjetor, dhe sot Gostivari nuk ka Ministër.

Kur të gjitha Degët u heshtën me 11 Dhjetor bile selia qendrore, ishte e vetmja Dega e Gostivarit që jepte rezultate BDI-në e bëri fitues.

Sot nuk kemi Ministër, as edhe një. A thua Kryetari i Kuvendit na e shkriu pasurinë e madhe me kuadro që e ka Gostivari.

Pak emra do përmendi për të treguar sa njerëz të përgatitur pas asnjë funksion më herët në Qeverisjen qendrore.

Valdet Xhaferi, Shiret Elezi këto i patët por nuk i mbajtët ta shfrytëzoni kapacitetin e tyre.

Nëpër mend tash më shkojnë: Bashkim Hasani, Ditmire Selmani, Edit Azizi, Selam Isejni, Nasir Selimi, Elvir Zendeli, Sejfula Osmani, Gezim Selimi, Arta Zendeli, Ylber Jusufi, XHelil Rufati, Hasim Deari dhe shumë të tjerë.

Ju që humbët heshtni se Ne kemi 1001 arsye për të reaguar.

Bylenti, Dr. Arbeni dhe Veseli nuk janë të Degës së BDI-së së Gostivarit, ata janë gostivaras.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat