Zyrtare, binjakëzohen Komuna e Gostivarit dhe Komuna turke Ejup

Gostivari

Zyrtare, binjakëzohen Komuna e Gostivarit dhe Komuna turke Ejup

Më: 11 qershor 2017 Në ora: 00:36
Nga takimi

Përmes një ceremonie solemne të mbajtur në sallën e Këshillit Komunal u zyrtarizua akti i binjakëzimit të Komunës së Gostivarit dhe Komunës Ejup të Stambollit. Akti i nënshkrimit u bë nga krerët z. Nevzat Bejta dhe z. Remzi Ajdin.

Para të pranishmëve kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta potencoi që: “Me Komunën e Ejupit kemi pasur bashkëpunim të vazhdueshëm dhe ishte e natyrshme që të iniciojmë binjakëzimin mes dy Komunave”.

“Shfrytëzoj rastin ta falënderoj për mikpritjen e përzemërt Kryetari i Komunës së Ejupit, z. Remzi Ajdin gjatë vizitës sime në Turqi. Sot nënshkruam memorandumin për binjakëzimin e Komunës së Gostivarit dhe Komunës Ejup të Stambollit. Me këtë Komunë kemi bashkëpunim shumë të mirë. Tani e disa vite organizojmë iftarin e përbashkët në qytetin e Gostivarit. Një arsye tjetër për binjakëzimin e dy komunave tona është se shumë banorë të Komunës së Gostivarit dhe Komunës Ejup janë në raporte familjare dhe miqësore”, tha kryetari Bejta, i cili vuri në dukje që bashkëpunimi në të ardhmen do të fokusohet në shumë drejtime, siç është aspejti ekonomik, kulturor, sportiv dhe infrastrukturor.

Në këtë drejtm, Bejta tha që: “Kemi biseduar për shumë projekte dhe besoj që shumë shpejt do të fillon realizimi i kanalizimit për ujërat fekale në fshatin Banjicë”.

“Komuna Ejup do të financon sigurimin e pajisjeve kurse Komuna e Gostivarit do të kryen realizimin e punimeve në terren. Uroj që ky bashkëpunim të vazhdon edhe në të ardhmen dhe të jetë në dobi të qytetarëve tanë”, përfundoi Bejta.

Kryetari i Komunës Ejup, z. Remzi Ajdin u shpreh që akti i binjakëzimit do të forcon lidhjet mes dy Komunave dhe banorëve, duke shtuar që në Komunën Ejup jetojnë shumë banorë me prejardhje nga Gostivari dhe rrethina.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat