Kjo është vajza nga Gostivari që humbi jetën tragjikisht në Itali

Gostivari

Kjo është vajza nga Gostivari që humbi jetën tragjikisht në Itali

Më: 31 korrik 2017 Në ora: 22:00
A. Arbutina

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Itali, respektivisht në lokalitetin e quajtur San Sebastiano. Një vajzë nga fshati Negotinë i Gostivarit ka ndërruar jetë aksidentalisht, pasi i ka rënë dera e oborrit të shtëpisë.

Më datë 30.07.2017, në lokalitetin San Sebastiano, aksidentalisht i ka rënë dera e oborrit të shtëpisë dhe ka vdekur A. Arbutina 23 vjeç. Policia ka kryer ekspertizë dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit, si ngjarje aksidentale, shkruajnë mediat italiane.

Vajza nga Negotina kishte jetuar me familjen në Itali. Ajo kishte punuar një periudhë në një qendër telefonike në Avezzano ndërsa jetonte me prindërit e saj të cilët jetonin dhe punonin në një Kooperativë bujqësore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat