Këta janë të gjithë deputetët e Gostivarit që nga vitet e 90-ta

Gostivari

Këta janë të gjithë deputetët e Gostivarit që nga vitet e 90-ta

Më: 13 gusht 2017 Në ora: 19:24
Disa depuetet

Pas debateve të gjata, pas zgjedhjeve të 11 Dhjetorit të vitit të kaluar,ku Gostivari tregohet si qyteti i cili më së shumti përfitoi nga këto zgjedhje, portali gostivarilajm.com, u sjell një analizë rreth partive që kanë pasur deputet nga qyteti i Gostivarit.

-Në 9 përbërjet parlamentare, Gostivari gjithësejt, ka qenë i përfaqësuar me 40 deputet. -Nvarësisht prejt statusit si janë kandiduar ose si kanë qenë të paraqitur në punën e kuvendit, deputetët e këtij qyteti vijnë gati se nga gjitha partitë parlamentare shqiptare por ka edhe të pavarur. Nga përbërjet e deputetëve, Gostivari më së shumti përfaqësohet nga Bdi-ja, me 18 deputet në 5 përberje parlamentare ku mer pjesë në zgjedhje,pastaj vjen Ppd me 9 deputet nga 4 përbërje parlamentare (në të fundit ku siguroj mandat 2002-2006 nuk kishte deputet nga Gostivari), Pdsh-ppdsh -7 në 6 cikle zgjedhore , Rdk-4 në 3 cikle zgjedhore, profesor Fadil Zendeli nga Lëvizjes Besa prej përbërjës së fundit, dhe profesor Rufi Osmani në zgjedhjet e vitit 1994 si deputet i pavarur.
-Në të njëjtën përbërje,Gostivari, me së shumti ka qenë e përfaqësuar mes vitesh 2002-2006 dhe 2011-2014, me nga 6 deputet, dhe më se paku në vitet 2006-2008 dhe 2008-2011, me nga 3 deputet.
-Përfaqësimet kryesisht janë meshkuj,ose vetëm 4 nga 40 janë femra.
-Deputeti më i vjetër i zgjedhur është Branko Manoillovski me 75 vjet, ndërsa në moshën më të re zgjidhet deputetja Dëshira Imeri me 30 vjet.
-Më së shumti zgjidhet Talat Xhaferi, gjithsej 5 herë.

 

-Në vijim u sjellim emrat e deputetëve,vitet kur kanë vepruar, si dhe aktivitet e tyre gjatë mandateve.

-Zudi Emini
I lindur në vitin 1958, në fshatin Forinë
Politikolog, studimet i kryen në Zagreb
Përbërja parlamentare: 1991-1994
Partia për prosperitet demoktatik

-Neim Selmani
I lindur në vitin 1947, në fshatin Turçan
Avokat
Përbërja parlamentare: 1991-1994
Partia për prosperitet demoktatik

 

-Xhelil Tairi
I lindur në vitin 1955, në fshatin Tërnovë
Ekonomist
Përbërja parlamentare: 1991-1994
Partia për prosperitet demoktatik

 

-Sejfedin Harruni
I lindur në vitin 1944, në fshatin Gradec
Përbërja parlamentare: 1991-1994; 1994-1998; 1998-2002
Partia për prosperitet demoktatik
-Kryetar i komisionit për marrëdhënie ndërkombëtare

-Nexhadin Xhaferi
I lindur në vitin 1948, në fshatin Vrapçisht
Përbërja parlamentare: 1991-1994
Partia për prosperitet demoktatik

-Mersel Bilalli
I lindur në vitin 1956, në fshtin Çegran
Përbërja parlamentare: 1994-1998; 1998-2002
-Profesor dhe gazetar
-Nënkryetar i PPD
-Kryetar i komisionit për sistem politik ; anëtar i grupit të deputetëve për marrëdhënie me parlamentin e Republikës së Sllovenisë.

-Naxhi Purde
I lindur në vitin 1930, në Gostivar
Përbërja parlamentare: 1994-1998
Partia demokratike shqipëtare

-Rufi Osmani
I lindur në vitin 1960, në fshatin Çajlë
Përbërja parlamentare: 1994-1998
Profesor univerzitar, ekonomist, kryetar komune
I pavarur

-Jonuz Abdullai
I lindur në vitin 1955, në Gostivar
Përbërja parlamentare: 1998-2002
Politikolog, ushtron për kohë të caktuar detyrën kryetar komune
Ppdsh-pp

-Muhamed Tairi
I lindur në vitin 1957, në Gostivar
Përbërja parlamentare: 1998-2002
Ppdsh-pp

-Adnan Jashari
I lindur në vitin 1965, në fshatin Debresh
Përbërja parlamentare: 2002-2006; 2006-2008; 2008-2011
Profesor univerzitar, Ministëer i drejtësisë, anëtar në disa komisione
Bdi

-Selvije Saliu
E lindur në vitin 1970, në Gostivar
Përbërja parlamentare: 2002-2006; 2006-2008
Pedagog
Bdi

 

-Xheladin Shatku
I lindur në vitin 1956, në Gostivar
Përbërja parlamentare: 2002-2006;
Kontabilist,zv.ministër
Bdi

-Talat Xhaferi
I lindur në vitin 1962, në fshatin Forinë
Përbërja parlamentare: 2002-2006; 2008-2011; 2011-2014; 2014-2016; 2016-2020
Kryetar parlamenti, Ministër i mbrojtjes, zv.Ministër në ministrinë e mbrojtjes,oficer në ushtrinë e Republikës së Maqedonisë, oficer në ushtrinë e Jugosllavisë.
Bdi

-Nevzat Bejta
I lindur në vitin 1961, në fshatin Duf
Përbërja parlamentare: 2002-2006
Kryetar komune, ministër i vetëqeverisjes lokale,profesor
Bdi

-Zudi Xhelili
I lindur në vitin 1961, ne fshatin Reçan
Përbërja parlamentare: 2002-2006
Inxhinier tekstili, këshilltar komunal
Pdsh

-Besim Dogani
I lindur në vitin 1972, në Gostivar
Përbërja parlamentare: 2006-2008; 2008-2011
Profesor i literaturës,zv.kryeparlamentar
Pdsh, i pavarur

-Dëshira Imeri
E lindur në vitin 1981, në Gostivar
Përbërja parlamentare: 2011-2014
Bdi

– Sujleman Rushiti
I lindur në vitin 1972, në fshatin Çajlë
Përbërja parlamentare: 2011-2014
Regjisor, Ministër i arsimit
Pdsh, Demokracia e Re

-Nexhati Jakupi
I lindur në vitin 1973, në Gostivar
Përbërja parlamentare: 2011-2014
Hirurg-specialist, Ministër i ekologjisë, koordinator i grupit parlamentar
Bdi

-Gazmend Aliji
I lindur në vitin 1965, në fshatin Banjicë
Përbërja parlamentare: 2011-2014; 2014-2016
Afarist
Pdsh

-Naxhi Xhelili
I lindur në vitin 1973, në fshatin Çegran
Përbërja parlamentare: 2011-2014
Rdk

-Flamure Demiri – Kreci
E lindur në vitin 1967, në Gostivar
Përbërja parlamentare: 2011-2014
Mësimdhënëse
Rdk

-Jamin Sinani
I lindur në vitin 1967, në fshatin Reçan
Përbërja parlamentare: 2014-2016
Stomatolog
Bdi

-Mirsada Emini- Asani
E lindur në vitin 1965, në Tetovë
Përbërja parlamentare: 2014-2016; 2016-2020
Specialist
Rdk-Bdi

-Fadil Zendeli
I lindur në vitin 1967, në Gostivar
Përbërja parlamentare: 2016-2020
Jurist,Doktor shkence,kryesues i këshillit komunal në komunën e Gostivarit, anëtar në këshillin komunal.
Anëtar në disa komisione të punës së kuvendit
Lëvizja Besa

-Vesel Memedi
I lindur në vitin 1974, në fshatin Çajlë
Përbërja parlamentare: 2016-2020
Doktor shkence,anëtar në këshillin komunal të Gostivarit
Rdk

-Branko Manoilovski
I lindur në vitin 1941, në fshatin Kiçincë
Inxhinier-agronom
Bdi

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat