Pak para orës 17, në magjistralen Gostivar – Kërçovë respektivisht afër pompës së benzinës Bunar Petroll një veturë në lëvizje është përfshirë nga flakët.
Ka qenë ekipi i zjarrfikësve të Gostivarit që ka intervenuar për shuarjen e zjarrit, ndërkohë që mendohet që shkak i shkaktimit të zjarrit ka qenë instalimi elektrik i makinës.
“Është intervenuar me kamion dhe veturë të zjarrfikësve, ndërsa zjarri u lokalizua përmes aparateve kundër zjarrit. Intervenimi u bë rreth orës 4 e 15”, deklaroi përfaqësuesi i Njësitit të Zjarrfikësve në Gostivar.
Vetura e përfshirë nga flakët është e markës “Ford Galaxy”, me targa të Gostivarit, pronë e E.S. nga ky qytet.
Automjeti është djegur në pjesën më të madhe, ndërsa udhëtarët nuk kanë marrë lëndime dhe as të djegura.