Rrahje masive në Shkollën e Mesme Ekonomike në Gostivar

Gostivari

Rrahje masive në Shkollën e Mesme Ekonomike në Gostivar

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 10:37
Shkolla e Mesme Ekonomike në Gostivar

Dy të mitur janë hospitalizuar në klinikat e Shkupit, ndërsa një në spitalin e Gostivarit, pas rrahjes e cila dje pasdite ka shpërthyer mes dy grupeve në afërsi të shkollës së mesme ekonomike.

Motivet dhe numrin e pjesëmarrësve në rrahje i heton policia e Gostivarit.

Nga SPB Tetovë konfirmuan se ka ardhur deri te shkelja e rendit dhe qetësisë publike në afërsinë e shkollës së mesme ekonomike Gostivar me rrahjen e dy grupeve, një nga fshati Çegran, ndërsa tjetri nga fshati Vrapçisht. 

Sipas  informacioneve të para të policisë, në rrahje kanë marrë pjesë më shumë se njëzet persona, mes të cilëve shumica kanë qenë nxënës. Grupet janë rrahur me shqelma dhe grushte, ndërsa është shfrytëzuar edhe mjet i fortë”, me siguri thikë.

“Në rrahjen dy persona njëri në moshën 16-të vjeçare, ndërsa tjetri në moshën 17-të vjeçare, janë transferuar me lëndime në kraharor, gjegjësisht në shpinë në spitalin e Gostivarit, ndërsa prej atje në klinikat e Shkupit. Lëndime ka marrë edhe një person në moshën 18-të vjeçare, i cili është mbajtur në spitalin e Gostivarit”, informojnë nga SPB Tetovë.

Në vijim është ekspertiza pas të cilës do të bëhet e qartë cilat janë motivet për rrahjen dhe kush ka marrë pjesë në të.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat